Ekipi XTEAM nga Kosova arrin në finale në CEE të CS:GO

Pas Bad News Eagles vjen edhe një tjetër sukses për kosovarët në lojën e Counter Strike GO. Ekipi nga Kosova XTEAM tani është kualifikuar në finale të turneut të CS:GO CEE Champions

Ekipi nga Kosova XTEAM tani është kualifikuar në finale të turneut të CS:GO CEE Champions. Foto: XportalEsports

Ekipi nga Kosova XTEAM, janë kualifikuar në finalen e CEE Champions, të Counter Strike GO (CS:GO), duke mposhtur ekipin çek, Enterprise të cilën e fituan me rezultat 2-0 me mapa.

Suksesi i ekipeve nga Kosova në lojën e CS:GO, po vazhdon të rritet, kështu duke triumfuar me fitore ndaj ekipeve evropiane. Tani ekipi tjetër XTEAM është duke u treguar i suksesshëm në turneun CEE Champions ku shpërndahen çmime në vlerë 30 mijë dollarësh.

CEE Champions është turne në lojën e CS:GO i cili mbahet çdo vit, ku marrin pjesë 32 skuadra të ndryshme nga Evropa.

Ndërkaq, tani ekipi kosovar e pret fituesin e ndeshjes SC eSports kundër BlueJays për t’u përballur në finale të turneut, ku për vendin e parë do të ndahen 15 mijë dollarë.

Këtë sukses ekipi XTEAM e arriti pasi përfundoi në vendin e tretë të turneut të CS:GO, i cili u organizua në kuadër të XP GAME FEST në Prishtinë.

Për momentin, ekipi XTEAM renditet në vendin e 88 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Ndërsa, para tri ditësh, XTEAM ka triumfuar edhe ndaj ekipit bullgar, BudapestFive me rezultat 16-14 për të kaluar në gjysmëfinalen që tashmë e fituan.

Më i miri gjatë takimit që nisi nga ora 17:30 të hënën, ishte lojtari DEBO që u shpall MVP, apo lojtari më i mirë. Ai kishte arritur të regjistronte 48 kills dhe tetë asiste.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika