Ekrem Kastrati, kandidati i NISMA-s për të parin e Malishevës, ka treguar arsyet pse qytetarët duhet t’ia besojnë votën edhe për një mandat si kryetar i kësaj komune.
“Puna, angazhimi permanent që kemi bërë me qytetarët, premtimi i projekteve që kanë qenë një domosdoshmëri për një Malishevë të re, për një Malishevë të transformuar totalisht… transparenca që kemi zhvilluar, kontributi ynë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë periudhës së këtyre katër viteve… Qytetari i Malishevës është shumë punëtor, dhe e do punëtorin, dhe na njeh mirë mua dhe stafin e mrekullueshëm që e kam atje”, ka thënë ai.
Moderatori i emisionit, Ermal Panduri, e ka pyetur Kastratin nëse beteja për Malishevën është një betejë mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt.
“Aty nuk ka betejë, sepse beteja është e fituar nga z. Limaj, pasi është një personalitet i jashtëzakonshëm që gjatë gjithë jetës ka kontribuar për Malishevën”, është shprehur Kastrati.