Kryetari aktual i Malishevës dhe njëherësh kandidati i Nismës Socialdemokrate për një mandat të ri, Ekrem Kastrati, ka thënë se qytetarët i besuan dhe bëri realitet premtimin e dhënë për ta bërë Malishevën urbane.
Kastrati thotë se qytetarët dhe mërgimtarët nuk shkojnë të blejnë banesa në qytete tjera, por këtë e bëjnë në Malishevën urbane, transmeton Dukagjini.
“Në fushatën e vitit 2021, ne premtuam Malishevën urbane – pra ne paralajmëruam që gjatë mandatit tonë katër vjeçar Malisheva do të urbanizohet. Sapo morëm detyrën, gjatë procesit të hartimit të projekteve për urbanizimin e qytetit bizneset e Malishevase dhe jo vetëm filluan të aplikojnë për leje ndërtimi sepse edhe ato na besuan”, u shpreh Kastrati nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook.