EKSKLUZIVE – Informacionet e AKI çojnë në arrestimin e Aleksandër Vlajiq për spiunazh

Foto ilustruese

Ish-polici i Kosovës Aleksander Vlajiq është i arrestuari nga Policia e Kosovës, nën  dyshimin për spiunazhe.

Burimet e Dukagjinit nga organet e sigurisë, mësojnë se deri tek kapja e tij ka ardhur pas informacioneve që kanë qenë rruge operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjence (AKI).

Ky mekanizëm i sigurisë më pas ne bashkëpunim me prokurorinë speciale, ka bërë që ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për spiunazh në regjionin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës  ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale  është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e tij.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika