Ekskluzive: Ismet Munishi do të jetë trajner i Ferizajt për sezonin e ri

Trajneri Ismet Munishi sezonin e ardhshëm do të drejtojë skuadrën e Ferizajt, mëson RTV Dukagjini.

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, nga sezoni i ardhshëm do të drejtojë skuadrën e Ferizajt.

RTV Dukagjini mëson ekskluzivisht se marrëveshja mes Munishit dhe Ferizajt është arritur të martën.

Tekniku 48-vjeçar do të zë vendin e trajnerit kroat, Andrej Panadiç, i cili u largua para disa ditësh.

Së fundmi, Munishi kishte qenë pjesë e Prishtinës. Ai ishte shkarkuar në mars të këtij viti, pas humbjes nga Malisheva me rezultat 2-1.

Përveç Prishtinës ai ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Llamkos Kosova, Ballkani, Vëllaznimi, Feronikeli, Besa e Pejës, Gjilani dhe Drita.

Ferizaj edicionin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Ligën e Parë, pasi u mposht në barazh nga Liria pas ekzekutimit të penalltive (3-0).

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika