Ekskluzive/Shkëmbim zjarri mes një polici dhe një qytetari – Të dy të plagosur në Doganaj të Ferizajt

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku janë plagosur një zyrtar policor dhe një qytetar.

Ekskluzivisht burime të Dukagjinit bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy personave, njëri prej të cilëve është zyrtar i Policisë së Kosovës.

Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur se polici i plagosur është A.S. ndërsa qytetari L.V.

Gjatë konfrontimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave të dy kanë mbetur të plagosur ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur, por burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur se të dy janë transportuar për në Prishtinë, ku tashmë janë duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK-së.

Sipas burimeve të Dukagjinit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për motivin dhe dinamikën e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika