Eksperti i sigurisë: Grabitjet e fundit janë vënë në pah për shkak të mediave, s’ka qenë më mirë as në të kaluarën

Eksperti i sigurise, Armend Halimi

Eksperti i sigurisë, Armend Halimi ka thënë se aktet kundër pasurisë synohen gjatë mbrëmjes dhe sipas të dhënave shkencore, ora optimale e grabitjes dhe vjedhjeve të rënda prej 02:00-04:00.

Sipas Halimit, mbulueshmëria mediatike ka qenë më e paktë krahasuar me vitet e kaluara dhe se dukuria e grabitjeve dhe e vjedhjeve nuk është se ka qenë më mirë viteve të kaluara.

Kështu ka bërë të ditur eksperti i sigurisë, Armend Halimi tek emisioni “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

“Dukuria e grabitjeve dhe e vjedhjeve është çështje e sigurisë ose shqetësim prej vitesh, ndoshta dhe dekadave por viteve të fundit sidomos tri vitet e fundit është vë në pah më tepër për arsyeje të raportimit medial dhe nuk është se ka qenë më mirë viteve të kaluara por mbulueshmëria ka qenë më e pakët”, ka thënë Halimi.

Sipas Halimit “grabitjet kanë cak përfitimet financiare, zgjidhet institucionet që kanë qarkullim financiar, pa përjashtuar çdo biznes që manovron gjatë ditës para të gatshme, por nuk përjashtohen shtëpitë private, sidomos ato që njihen për një kapital që gëzojnë më të madh se të zakonshmet”.

Karakteristikë e grupeve të grabitësve janë se janë të rrezikshëm përderisa posedojnë mjete të rrezikshme sidomos armë të gjata, që synojnë të realizojnë akte që i kanë vnu prioritet vetës.

Halimi ka thënë se “grabitësit nuk kanë prioritet vrasjen ose lëndimin e dikujt tjetër, armët i marrin për dy arsyeje, njëpër shkak të frikës dhe për t’i frikësuar të tjerët. Kur ata nxihen në flagrancë, ata i përdorin mjetet për shkak të rezistencës së tyre nxiten me përdorë mjetet për arsyeje të shpëtimit të vetvetës”.

Ndryshe, para disa ditës në rrugën kryesore Ferizaj-Prishtinë, afër një karburanti, ka ndodhur një grabitje me armë, e cila më pas është parandaluar me ndërhyrjen e Policisë.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika