Eksportet e grurit të Ukrainës janë gati për të filluar, pasi armët e furnizuara nga SHBA kanë ngadalësuar Rusinë

Eksportet e grurit do të fillojnë këtë javë pavarësisht sulmit rus në Odesa, i cili ndodhi 12 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ukrainës dhe Rusisë, e mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara

Foto ilustrim

Ukraina ka thënë se shpreson që të fillojë eksportimin e grurit nga portet e saj këtë javë, pavarësisht sulmit të Rusisë në Odesa, 12 orë pasi Moska ra dakord të lejojë kalimin e sigurt të mallit në Kiev.

Anijet e para mund të lëvizin nga portet e Detit të Zi brenda pak ditësh, ka thënë zëvendëszëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Farhan Haq.

“Detajet e procedurave do të publikohen së shpejti nga një qendër e përbashkët koordinuese që është në lidhje me industrinë e transportit detar”, ka thënë Haq, raporton The Guardian, transmeton Dukagjini.

Marrëdhëniet e komunitetit ndërkombëtar me Rusinë, ranë në një nivel më të ulët të shtunën pas sulmit raketor, i cili erdhi menjëherë pasi ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, nënshkroi marrëveshjen e eksportit në Stamboll.

Kokrrat e elbit janë ngarkuar në një anije në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, javën e kaluar. Fotografia: Vincent Mundy/Reuters

Ministri i infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, ka thënë se Ukraina do të vazhdojë përgatitjet për të eksportuar drithëra dhe ushqime, duke filluar me portin Chornomorsk, pastaj portet në Odesa dhe Pivdennyi përgjatë bregdetit të saj jugperëndimor, të cilat i kontrollon ende.

Ukraina nënshkroi marrëveshjen me Kombet e Bashkuara dhe Turqinë dhe kërkoi nga Rusia të nënshkruajë të njëjtën marrëveshje, por të veçantë.

Kubrakov, i cili nënshkroi në emër të Kievit, ka thënë se megjithëse Ukraina nuk i besonte Rusisë “ajo u beson aleatëve dhe partnerëve të saj, kjo është arsyeja pse marrëveshja u nënshkrua me OKB-në dhe Turqinë dhe jo me Rusinë”.

Oleksandr Kubrakov

Rusia fillimisht i ka thënë ministrisë së mbrojtjes së Turqisë se nuk ishte përfshirë në sulmin në portin e Odesës. Më vonë ajo u kthye, duke pretenduar se raketa e saj goditi një anije ukrainase që mbante armë të furnizuara nga perëndimi.

Sulmi shkaktoi rritje të çmimeve të grurit, duke përkeqësuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar kryesisht nga bllokimi i porteve të Ukrainës nga Rusia.

Për Ukrainën, hapja e porteve është gjithashtu thelbësore, pasi eksportet e ushqimit janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së saj.

Gjatë një vizite në Kiev, ligjvënësi amerikan, Adam Smith ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty, se SHBA synonte t’i siguronte Ukrainës 25 deri në 30 Himarë gjithsej, duke deklaruar se nuk është fakt që ata kanë 50 Himar në arsenalin e tyre.

Kryetari i Komitetit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Adam Smith

SHBA së fundmi njoftoi se do të dërgonte katër të tjerë, duke e çuar totalin në 16.

Ndryshe nga sistemet që Ukraina përdorte më parë, raketat e projektuara nga SHBA gjuajnë raketa të drejtuara nga GPS që kanë një devijim prej rreth 1-3 metra dhe mund të depërtojnë 45 milje prapa linjave të armikut, duke minimizuar viktimat civile dhe duke maksimizuar potencialin e Ukrainës për të goditur objektivat e armikut.

Që nga qershori, forcat e armatosura të Ukrainës kanë postuar më shumë se një duzinë video në internet që duket se tregojnë shkatërrimin e depove që ruanin materiale shpërthyese brenda Ukrainës së pushtuar. Këto sulme, thonë autoritetet ukrainase, janë falë Himarëve.

Hartat krahasuese të sulmeve të artilerisë ruse në Donbas të publikuara nga Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington tregojnë se numri ra midis fillimit dhe mesit të korrikut si rezultat i Himarit.

Trupat e ushtarakëve rusë, të veshur me uniforma ukrainase, brenda dhe pranë një automjeti. Ata u qëlluan gjatë një përleshjeje në kryeqytetin ukrainas, Kiev, më 25 shkurt.

Para se të fillonte të ndihej efekti i tyre i plotë, forcat ukrainase ishin detyruar të tërhiqeshin nga qyteti i Lysychansk, bastioni i fundit i mbetur ukrainas në rajonin lindor të Luhanskut.

Rusia më pas vazhdoi me sulmin e saj në Donbas, duke përfshirë rajonet e Luhansk dhe Donetsk, por që atëherë ka parë pak përfitime.

Ukraina thotë se pavarësisht hedhjes së masave të njerëzve dhe artilerisë drejt objektivit të saj, Rusia është penguar nga faktori Himar. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar i ka përshkruar luftimet në rajonet e Donbasit dhe Khersonit jugor të Ukrainës si “jopërfundimtare”.

Marrëveshja e grurit një hapë më afër mundësisë për të nxjerrë drithërat e Ukrainës në treg

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika