Ekspozita “Motrat tona” hapet nesër në Muzeun Kombëtar

"Motrat tona” është ekspozita e artistes feministe Ms.Indefinite e cila hapet nesër, më 25 nëntor 2023, në ora 18:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Ekspozita “Motrat tona” e artistes feministe Ms.Indefinite hapet nesër më 25 nëntor 2023 në ora 18:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Kjo ekspozitë mbahet në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ekspozita “Motrat tona” është një ngjarje artistike që lidh artin me vetëdijesimin kundër dhunës ndaj gruas.

Kjo ekspozitë paraqitet përmes pesë video-instalimesh dhe dy instalacione pasqyruese, të shoqëruara nga një performancë e cila do të ekzekutohet në hapje të ekspozitës.

“Ekspozita motërzon pikturën shqiptare ‘Motra Tone’, të piktorit Kolë Idromeno dhe do të hapet në kuadër të fushatës ndërkombëtare ‘16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 4 dhjetor 2023 në MKK-në.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika