Ekzekutohen pagat me shtesë prej 100 eurosh për pensionistët

Ministri Murati ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat me shtesë prej 100 eurosh për pensionistët. Ai ka thënë se kjo shtesë është e treta brenda 12 muajve

Ministri i Financave, Hekuran Murati





Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagave për pensionistët me shtesën e njëhershme prej 100 eurosh për muajin tetor.

Murati ka thënë se nga këto shtesa kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës.

“Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor”, ka shkruar Murati në Facebook.

Sipas tij, 300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti nënkupton 25 për qind më shumë mbi pensionin bazik.

Kjo pagesë ishte paraparë të bëhej të hënën, por për shkak të verifikimit të aplikuesve për masën e 100 eurove, Ministria e Financave kishte bërë të ditur se pensionistët do ta marrin pagesën një ditë me vonesë, pra të martën e 18 tetorit.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika