Elezi: 24 komuna përfundojnë verifikimin dhe numërimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë përditësimin e të dhënave nga aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit dhe nga vlerësimi i pakove me fletëvotime të supozuara që i takojnë votimit me postë për votuesit jashtë Kosovës.

Në një njoftim të Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri në orën 10:00 (e premte) “aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 24 komuna: Han i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas dhe Vushtrri (e enjte)”.

Sipas Elezit, deri në të njëjtën kohë të ditës së premte, në Qendrat Komunale të Numërimit “janë verifikuar reuzltatet për 1,903 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,882 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 1,882, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,785”, njoftoi Elezi.

Ndërkaq, për procesin e votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës, ai tregoi se procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, është drejt fundit.

“Procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 33,000, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 29,000, ndërkaq janë refuzuar rreth 3,900. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,328 pako, është sepse mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, tregoi Elezi.

Ky proces duket se është drejt fundit, pasi sipas të dhënave të KQZ-së, nga 23 kuti postare janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika