Elon Musk largohet nga administrata Trump

FILE PHOTO: Elon Musk listens to U.S. President Donald Trump speak in the Oval Office of the White House in Washington, D.C., U.S., February 11, 2025. REUTERS/Kevin Lamarque/File Photo/File Photo

Elon Musk po largohet nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump, pasi udhëhoqi përpjekjet për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale, raporton AP.

Largimi i tij, i njoftuar të mërkurën në mbrëmje, shënon fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish.

Ai uli ndjeshëm objektivin për shkurtime në shpenzime — fillimisht nga 2 trilionë dollarë në 1 trilion, e më pas në 150 miliardë dollarë. Herë pas here, ai përplasej me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, të cilët e konsideronin të padëshiruar përpjekjen e tij për të ndryshuar strukturat e departamenteve të tyre.

Roli i Muskut në administratë ishte që në fillim i përkohshëm, dhe ai së fundi kishte dhënë sinjale se do të rikthehej te drejtimi i bizneseve të tij, si prodhuesi i makinave elektrike Tesla dhe kompania hapësinore SpaceX.

Megjithatë, zyrtarët e administratës nuk kishin qenë të qartë për momentin e saktë kur Musk do të largohej nga drejtimi i Departamentit për Efikasitet Qeveritar, i njohur si DOGE. Ai e njoftoi papritur largimin me një postim në rrjetin e tij social, X.

“Me përfundimin e afatit tim të planifikuar si Punonjës i Posaçëm i Qeverisë, dua ta falënderoj presidentin [Trump] për mundësinë që më dha për të reduktuar shpenzimet e kota”, shkroi ai. “Misioni i [DOGE] do të forcohet gjithnjë e më shumë, duke u bërë pjesë e kulturës institucionale në të gjithë qeverinë”.

Njoftimi vjen një ditë pasi CBS publikoi pjesë të një interviste në të cilën Musk kritikonte ligjin kryesor të agjendës së Trumpit, duke thënë se ishte “i zhgënjyer” me atë që presidenti e quante “projektligji i madh e i bukur”.

Ligji përfshin një kombinim të uljes së taksave dhe forcimit të kontrollit të emigracionit. Musk e quajti atë “projektligj shpenzimesh masive”, që rrit deficitin federal dhe “minon punën” e Departamentit të tij për Efikasitet.

Trump, duke folur nga Zyra Ovale të mërkurën, e mbrojti agjendën e tij, duke theksuar politikën delikate të negociatave legjislative.

“Nuk jam i kënaqur me disa pjesë, por jam i entuziazmuar me të tjera”, tha ai, duke shtuar se “do të shohim si do të shkojë – ka ende rrugë përpara”.

Projektligji kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe po shqyrtohet në Senat.

Mandati 130-ditor i Elon Muskut si punonjës i posaçëm i qeverisë në administratën Trump pritej të përfundonte rreth datës 30 maj.

Administrata ka deklaruar se përpjekjet e DOGE-s për të ristrukturuar dhe zvogëluar qeverinë federale do të vazhdojnë./REL

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika