Elon Musk mund të mos e blejë Twitter-in

Shefi i kompanisë Tesla ka paralajmëruar se marrëveshja për ta blerë rrjetin social Twitter, mund edhe të mos ecë përpara, kjo nëse drejtuesit aktual nuk e informojnë atë për llogaritë e rreme që operojnë në këtë rrjet social

Marrëveshja e Elon Musk për të marrë përsipër Twitterin “nuk mund të ecë përpara”, nëse ai nuk merr më shumë informacion në lidhje me llogaritë e rreme apo “spam” në platformë, ka thënë ai.

Musk ka theksuar se marrëveshja është “përkohësisht në pritje” derisa Twitter të jetë në gjendje t’i provojë pretendimet në dosjet e tij, se më pak se 5 për qind e përdoruesve të tij aktivë janë llogari “spam” ose të rreme, raporton Independent.

Të hënën, në një temë të gjatë, shefi ekzekutiv i Twitter, Parag Agarwal, pretendoi se kompania nuk do të ishte në gjendje të jepte një provë të tillë publikisht, sepse mbështetet në informacione private dhe të brendshme.

Fillimisht, Musk iu përgjigj kësaj me një emoji. Ai më pas pyeti “si e dinë reklamuesit se çfarë po marrin për paratë e tyre?”

Ilustrim

Tani, në postimet e reja në Twitter, Musk ka thënë se ai mendon që numri mund të ishte shumë më i lartë se pretendimet e Twitter, dhe se ai nuk do të ecë përpara me marrëveshjen derisa të sigurohen më shumë prova.

“20% llogaritë e rreme/spam, ndërsa 4 herë nga sa pretendon Twitter, mund të jenë *shumë* më të larta”, ka shkruar ai.

“Oferta ime bazohej në faktin se dosjet e SEC të Twitter ishin të sakta”

“Dje, CEO i Twitter refuzoi publikisht të tregojë prova për <5%”

“Kjo marrëveshje nuk mund të ecë përpara derisa ai të bëjë”

Në përgjigje të postimeve të zotit Musk, një përdorues i quajtur Pranay Pathole, i cili i dërgon rregullisht mesazhe lajkatare Musk, vuri në dukje se postimi i tij për vendosjen e kokainës në Coca-Cola ishte bërë më i pëlqyeri ndonjëherë në Twitter.

Ai vuri në dukje se tweet-i ishte pëlqyer vetëm nga rreth 2.5 për qind e bazës së përdoruesve të Twitter, dhe zoti Pathole i përdori ato numra për të sugjeruar – pa treguar punën e tij – se “ekziston një mundësi e madhe që numri i llogarive të rreme/spam/bot mund të jetë mbi 50%”.

“Pikërisht,” është përgjigjur zoti Musk.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika