Elon Musk: Tesla do t’i reklamojë makinat e saj për herë të parë

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk ka vendosur të fillonte reklamimin e makinave të saj për herë të parë. Musk thotë se është "ironi" që ai si shef i Teslas, është tani pronar edhe i platformës sociale Twitter. Ai shpreh interesim për reklamimin dhe do të provojë disa strategji për të parë rezultatet

FOTO: AFP

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka thënë se do të nisë reklamimin e makinave, për të parë nëse ka rezultat.

Në të kaluarën, Tesla nuk e ka shfrytëzuar kurrë reklamimin tradicional për të vënë në pah makinat e saj.

Musk ka thënë se është “ironi” që si shef i Teslas tani e ka në pronësi edhe platformën sociale Twitter.

Ky rrjet social varet shumë nga reklamat, dhe së shpejti do të udhëhiqet nga veterania në fushën e reklamimit, Linda Yaccarino.

“Më duket se duhet të them që reklamimi është fantastik, dhe që secili duhet ta bëjë”, ka thënë Musk, në një takim me aksionarët e Teslas në Teksas.

“Do të provojmë pak reklamim, dhe do ta shohim si po ec”, shkruan REL.

Ky veprim shpërfaq përpjekjet e tij për të rritur besimin e investitorëve në kompaninë për prodhim të makinave, në kohën kur rritja e konkurrencës dhe ngadalësimi ekonomik, kanë ndikuar në ulje të çmimeve në Tesla.

Prej kur Musk e ka blerë Twitterin, në muajin tetor, reklamuesit i kanë ikur kësaj platforme, të shqetësuar se reklamat e tyre mund të shfaqen në përmbajtje jo të duhur, meqë kompania e ka humbur 80 për qind të stafit.

Musk u ka rezistuar reklamave për vite.

Madje, më 2019, ai pati thënë se “e urren reklamimin”, dhe se “ne duhet t’i përdorim ato para për t’i bërë produktet fantastike”.

Mirëpo, të martën, ai ka thënë se shume njerëz nuk e dinë sa të përballueshme janë makinat e Teslas dhe çfarë mekanizma “mahnitës” të funksionimit kanë ato.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika