Emilja Rexhepi, zëvendëskryeministre në detyrë, ka folur për media pak para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo tha se e respekton plotësisht vendimin e Kushtetueses dhe do ta mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut.
“Unë e respektoj Gjykatën Kushtetuese, mendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do ta votoj kandidaten Albulena Haxhiun”, u shpreh Rexhepi.
E pyetur nëse Kuvendi do të arrijë të konstituohet brenda afatit 30-ditor, ajo u përgjigj shkurt: “Ndoshta e kryejmë, ndoshta.”