Ende nuk është gjetur 33-vjeçari që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit – operacioni i kërkimit vazhdon 

Vazhdon operacioni i kërkimit për 33-vjeçarin që dyshohet se ështl mbytur të dielën pasdite në Liqenin e Ujmanit, në Zubin Potok. 

Sipas Policisë së Kosovës, ai ishte hedhur në liqen dhe nuk është parë më duke dalë në sipërfaqe.

Pavarësisht angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit, përfshirë njësinë e zhytësve dhe emergjencat, deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë thirrje për kujdes me informacionet që qarkullojnë në rrjete sociale. 

“Të gjitha informacionet zyrtare do të publikohen vetëm nga institucionet kompetente. Lajmet e pabazuara vetëm sa pengojnë operacionin dhe krijojnë konfuzion”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka apeluar qytetarët, veçanërisht mërgimtarët, që të mos kërcejnë nga ura në liqen, duke theksuar se rasti i fundit është pasojë e mungesës së kujdesit.

Policia ka njoftuar për rastin edhe në raportin 24 orësh, duke e iniciuar si vdekje të dyshimtë.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika