Ende nuk është unfikuar çmimi i barnave, ka mungesë në treg

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka kryer rreth 400 inspektime për të parë nëse farmacitë i kanë ndërruar çmimet duke i unifikuar ato, sipas ligjit. Por, Kryeinspektorja nuk ka treguar nëse ka barnatore që janë dënuar meqenëse çmimet vazhdojnë të jenë të ndryshme. Për më tepër, e gjithë kjo ka shkaktuar mungesë të shumë produkteve farmaceturike në treg

Janë bërë pothuajse dy muaj që nga fillimi i zbatimit të listës së unifikuar të çmimit të barnave nga Ministria e Shëndetësisë por situata në treg po del të jetë sfidues.

TV Dukagjini ka blerë një tabletë “Daleron”, që përdoret kundër dhimbjeve të lehta dhe merret pa përshkrim të mjekut në tri barnatore të ndryshme, por ai nuk e ka çmimin e njëjtë.

Që nga një shkurti, Ministria e Shëndetësisë kishte deklaruar se Inspektorati Farmaceutik do të jetë plotësisht i angazhuar, për të monitoruar dhe zbatuar këtë reformë.

E deri tani sipas një përgjigje për televizionin, Ministria e Shëndetësisë tregoi që janë bërë mbi 400 inspektime.

“Nga kjo datë, Inspektorati Farmaceutik ka filluar zbatimin e këtij Vendimi të Ministrit, ku deri me tani janë kryer 460 inspektime në qarkullues farmaceutik me pakicë (barnatore). Gjatë këtyre inspektimeve, është vënë re se barnatoret janë në procesin e vendosjes së çmimeve të reja për produktet medicinale”, thuhet nga MSHA-ja.

Televizioni ka përcjell pyetje në drejtim të Inspektoratit Farmaceutik, respektivisht Kryeinspektores farmaceutike, Remzie Thaqi, duke kërkuar informacione nëse ka dënime për farmacitë që nuk e kanë zbatuar ligjin, por deri në publikim të kësaj kronike, nuk kemi marr përgjigje.

Se ky ligj nuk po zbatohet po e thonë edhe nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

“Vendimi për unifikimin e çmimit të barnave po tentohet të bëhet në mënyrë të pjesshme dhe jo në tërësi. Çmimet e barnave edhe janë ulur edhe janë ngritur mirëpo jo në formatin drastik siç e ka prezantuar Ministria e Shëndetësisë” Pavarësisht të gjitha, nisma ka shkaktuar probleme në treg duke bërë që shumë produkte esenciale të mungojnë, kryesisht për shkak se kompanitë nuk po i importojnë për shkak të kostos më të lartë sesa çmimi i shitjes në Kosovë”, ka deklaruar Astrit Haxhijaha, nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika