Ende nuk shihet në horizont reforma zgjedhore në Kosovë

Ka dy muaj që përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për formimin e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore. Megjithatë ende asnjëra nga këto parti nuk ka propozuar emrat e anëtarëve të këtij komisioni. Nga opozita thonë se me reformën zgjedhore synojnë trajtimin mbi rolin dhe formën e zgjedhjes së presidentit, zonat zgjedhore si dhe numërimin e votave në mënyrë elektronike

Ilustrim

Reforma zgjedhore është përmendur vazhdimisht, pothuajse papërjashtim nga të gjitha partitë politike.

Megjithatë në kryesinë e kuvendit ende nuk janë propozuar emrat e anëtarëve për komsionin ad-hoc për reformën zgjedhore.

Partitë shohin probleme të ndryshme se cila është arsyeja që nuk po ec përpara ky proces.

Për partinë që pretendonin ta bënin presidentin shefin e tyre, Ramush Haradinajn, pikërisht posti presidentit është një ndër temat që presin ta trajtojnë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të shqyrtojnë edhe mundësinë që votat të mos numërohen fizikisht por në mënyrë elektronike.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, presin që ky proces të nisë fillimisht, e më pas të marrin qëndrim për çështjet e propozuara.

Për dallim prej tyre nga partia më e madhe në vend nuk janë përgjigjur mbi pikat që synojnë në raport me reformën zgjedhore.

Valentina Bunjaku, Deputete, LDK

RTV Dukagjini gjatë javës ka tentuar të marr një qëndrim nga shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, por e njëjta nuk është përgjigjur.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika