Eric Adams tërhiqet nga gara për një mandat të dytë në krye të Nju Jorkut

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka njoftuar tërheqjen nga fushata për një mandat të dytë, vetëm pesë javë para zgjedhjeve. Vendimi i tij vjen pas rezultateve të dobëta dhe përballjes me sfida të shumta, pavarësisht se deri tani kishte këmbëngulur se do ta vazhdonte garën.

Sipas New York Times, Adams pranoi se nuk sheh më një rrugë drejt rizgjedhjes. Ai fajësoi thashethemet e vazhdueshme për largimin e tij dhe vendimin e Komitetit të Financimit të Fushatës së Qytetit për t’i mohuar fondet publike, të cilat do ta kishin mbështetur fushatën.

Në deklaratën e tij, Adams nuk dha shenja nëse ka siguruar një rol të ri pasi të largohet nga detyra. Në vend se të mbështeste një prej rivalëve, ai i bëri thirrje votuesve të jenë skeptikë ndaj kandidatit demokrat Zohran Mamdani dhe ish-guvernatorit Andrew Cuomo.

“Njujorkezët duhet të jenë dyshues ndaj çdo politikani që pretendon se mund të rrëzojë plotësisht sistemet e ngritura ndër vite për të sjellë një rend të ri, të paprovuar, të udhëhequr nga shpëtimtarë të vetëshpallur”, tha ai.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt Cuomo-n, Adams e akuzoi atë se kishte tentuar ta margjinalizonte dhe kishte vonuar zgjidhjen e çështjeve thelbësore, përfshirë sigurinë publike. “Politikanë të tillë nuk mund të zihen besë. Ata punojnë për veten, jo për qytetarët”, theksoi ai.

Megjithëse është tërhequr nga gara, Adams ka bërë të ditur se do të shërbejë deri në përfundim të mandatit. Emri i tij do të mbetet në fletën e votimit në nëntor, pasi afati ligjor për zëvendësim tashmë ka kaluar.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika