Erling Haaland, fenomeni që po kalon çdo pritshmëri

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Haaland përsëri dominues te Manchester City

Erling Haaland

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Haaland përsëri dominues te Manchester City. Dy muaj, dy herë lojtari i muajit. Skuadra Manchester City, futbollisti Erling Haaland.

Futbollisti për të cilin nuk po gjinden superlativat e duhura, vazhdon të dominojë Anglinë, por jo vetëm. 11 ndeshje, 17 gola, tre asistime – norvegjezi ka kaluar çdo pritshmëri duke rrëzuar poshtë çdo teori që ishte ngritur për të dhe ambientimin e tij në Premier League.

Ai, ka bërë diçka që nuk ka bërë askush, krejt këto në vetëm tetë takime kampionale, e dy në arenën Europiane. Tri tregolësha me radhë në shtëpi në Premier League i ka arritur vetëm një futbollist e emri i tij është Erling Haaland.

14 gola pas tetë ndeshjeve të para në histori të Premier League i ka arritur vetëm një futbollist, emri nuk ndryshon, Erling Haaland. Për ta vendosur në numra, statistikat e Erling Haaland duken kështu:

Te RB Salzburg – 27 ndeshje, 29 gola.

Te Borussia Dortmund – 89 ndeshje, 86 gola.

Te Kombëtarja e Norvegjisë – 23 ndeshje, 21 gola.

Te Manchester City – 11 ndeshje, 17 gola.

Në total te këto katër fanella, numri nëntë ka 150 ndeshje, por 153 rrjeta të tundura, statistika këto që në botë përsëriten vetëm nga Cristiano Ronaldo që shënoi 450 gola në 438 paraqitje me Real Madrid-in.

Dikush e quan robot, dikush tjetër preferon të besoj që është vetëm një ecuri e formës, shumica e tifozëve e kanë parë skuadrën e tyre të pësoj të paktën një herë nga ai, e ka edhe nga ata të cilët i lë pa fjalë – me atë çfarë ai është në gjendje të bëj në fushën e blertë, por një gjë është e përbashkët tek të gjithë – Haaland është i frikshëm.

Me 22 vjet mbi supe e me të gjithë të ardhmen përpara, Haaland synon çdo trofe e rekord, mgjithmonë me shpresën që karrierën e tij nuk do ta ndalë ndonjë lëndim siç ndodhi me babain e tij Alfie.

Manchester City dhe Pep Guardiola në duar kanë një xhevahir, të tjerët… në tentativë që të gjejnë formulën për ta ndalur.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika