Esat Shala për kërcënimet nga Serbia: Na kanë motivuar të mos e ndalim punën, t’i faktojmë krimet serbe

Esat Shala, i njohur si koleksionuesi i video-kasatave për krimet serbe, ka thënë se kërcënimet nga Serbia motivojnë atë të vazhdojë punën e tij për të dokumentuar krimet serbe

Esat Shala

Koleksionuesi i video-kasetave për krimet serbe, Esat Shala, ka thënë se kërcënimet nga Serbia dhe regjimi i Beogradit vetëm se i motivojnë që të mos e ndalin punën dhe t’i faktojnë krimet serbe.

Shala, në emisionin “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit, ka thënë se tash kur kanë filluar me publikimin e pamjeve që faktojnë krimet e bëra nga paramilitarët dhe militarët e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, atëherë edhe ka ardhur kërcënimi nga presidentii serb, Aleksandër Vuçiq.

“Tash së fundi, këtyre iu ka djegur, sepse kanë menduar nuk kemi fakte serioze për krime të serbëve, që kanë ndodhur. Së fundi kam filluar me publikimin e tyre… ata na kishin pasur ndjekur neve prej që e kam filluar punën dhe kam bërë lajmin publik se do t’i publikojmë të gjithë masakrat që kanë ndodhur në Kosovës. Sot e kemi një ekip shumë të mirë, punojmë në terren tërë kohën dhe vazhdojmë t’i publikojmë. Tash, atyre po i djeg që ne jemi, duke penguar atë, pasi për vetë faktin se ata i kanë bërë vetë krimet dhe kanë punuar deri sot dhe kanë insistuar që këto fakte me i zhduk dhe mos me i publiku. Por, tash ne tash kemi filluar publikimin e masakrave.

Por, kjo është mirë sepse na ka motivuar më shumë që të mos ndalim të këtë punë. Edhe me vazhdu me i argumentu dhe me i faktua krimet që kanë qenë deri sot në heshtje”, ka thënë Shala

Sipas Shalës, edhe pse është kërcënuar nga Serbia, askush nga institucionet e Kosovës nuk ka reaguar.

“Shteti është në komë dhe puna e ime nuk i konvenon shteti të Kosovës. Sepse po t’i komentonin, do të më kishte marrë parasysh moti, dhe sot më kanë lënë rrugëve edhe sepse kam aplikuar mbi 550 vende të punës”, ka shtuar Shala.

Shala ka ritheksuar se punën e tij nuk do ta ndalë asnjëherë edhe nëse rrezikohet jeta e tij.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika