Escobar mbërrin në Kosovë, nis takimin me presidenten Osmani

Emisari amerikan, Escobar ka nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas Osmanit, ai do të takohet edhe me kreun e Qeverisë, Albin Kurti

Pamje gjatë takimit zyrtar të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor





I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur në ambientet e Presidencës së Kosovës.

Emisari ka nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, takim ky që është paralajmëruar të fillojë në ora 08:45.

Ndërkaq, pas takimit është paralajmëruar edhe konferencë për media.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Ndërkaq, një orë pas takimit me të parën e vendit, emisari do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Përveç krerëve të shtetit, emisari amerikan pritet të takohet edhe me liderët e partive opozitare.

Vizitat e emisarëve në Kosovë janë bërë të shpeshta në muajt e fundit.

Para disa ditësh, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ishte për vizitë në Kosovë.

Lajçak ishte pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, ai ka thënë se është diskutuar për dialogun dhe se është mirë që të ketë progres dhe normalizim në dialogun Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse do ta zhvendosin vëmendjen prej dialogut.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika