Escobar: Nuk do të lejojmë askënd nga Kosova të kërcënojë Serbinë

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka treguar se ka vizituar manastirin e Deçanit dhe ka theksuar se “SHBA-ja dëshiron të jetë një ndërmjetës i ndershëm mes dy komuniteteve”

Gabriel Escobar dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti





I dërguari Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është optimist për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Escobar ka përsëritur se SHBA-ja refuzon kategorikisht kthimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës por gjithashtu ai ka thënë se SHBA-ja nuk do ta lejojë askënd nga Kosova që të kërcënojë Serbinë.

“Kosova ka garanci sigurie nga SHBA-të edhe nuk është kërcënim për Serbinë dhe se këto garanci vlejnë edhe për serbët në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë Escobar në mediumin serb N1, transmeton Portali Dukagjini.

“Ne nuk do të lejojmë askënd nga Kosova të kërcënojë Serbinë dhe nuk do të kërcënojmë sigurinë dhe stabilitetin në veri të Kosovës”, ka qenë deklarata e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Escobar ka treguar se ka vizituar manastirin e Deçanit dhe ka theksuar se “SHBA-ja dëshiron të jetë një ndërmjetës i ndershëm mes dy komuniteteve”.

Sipas tij qytetarët e Kosovës dhe Serbisë kanë një të ardhëm të përbashkët në Bashkimin Evropian.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika