EULEX: Kemi 14 serbë të punësuar dhe asnjëri nuk ka dhënë dorëheqje

EULEX-i ka bërë të ditur se nga 14 të punësuar serbë që ka në misionin e tij, asnjë nuk ka dhënë dorëheqje përveç stafi i tyre që ofron shërbime të sigurisë në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e Veriut në kuadër të “Balkan International”, e cila është kontraktori i jashtëm i sigurisë së EULEX-it

Zyra e EULEX-it





“Në EULEX janë 14 të punësuar serbë dhe asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dorëheqje gjatë fundjavës”, kështu ka deklaruar EULEX-i në një përgjigje për Portalin Dukagjini, teksa kanë shtuar se kanë dhënë dorëheqje vetëm stafi i tyre që ofron shërbime të sigurisë në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e Veriut në kuadër të “Balkan International”, i cili është kontraktori i jashtëm i sigurisë së EULEX-it.

Për të adresuar këtë çështje, thuhet se EULEX-i ka siguruar praninë e sigurisë në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e Veriut.

Ndërsa, të pyetur për situatën aktuale në veri të vendit, ata kanë cituar shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell i cili kishte thënë se zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “i vënë në rrezik shumë vite pune dhe arritjeve të arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”.

Tutje, thuhet se EULEX-i mbetet vigjilent dhe po monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Të dielën e 6 nëntorit, pas përfundimit të protestës të organizuar nga Lista Serbe në sheshin “Car Lazar” të Mitrovicës Veriore, policët serbë kanë filluar të dorëzojnë dorëheqjet e tyre në stacionin policor në veri, duke thënë se këtë largim e kanë bërë për arsye “personale e morale”.

Pas dorëzimit të dorëheqjeve, një numër i zyrtarëve policorë serbë të punësuar në Policinë e Kosovës, tashmë kanë dorëzuar edhe armët në nënstacionin policor të Zveçanit.

Ndryshe, të shtunën e 5 nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Një njoftim i tillë erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika