Eurodeputeti holandez: Marrëveshja për vizat nuk lidhet me dialogun, duhet të hyjë në fuqi me një janar

Eurodeputeti holandez thekson se marrëveshja për vizat nuk është dhe s’do të lidhet me procesin e dialogut, dhe se e njëjta duhet të hyjë në fuqi më një janar të vitit 2024

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka shpalosur detaje lidhur me përmbajtjen e rezolutës, për të cilën këtë të enjte do të votohet pro ose kundër në Parlamentin Evropian.

Ajo, sipas Reuten, është titulluar “Normalizimi Kosovë-Serbi”.

Ai thotë se paragrafi i 26-të i rezolutës ka të bëjë me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Eurodeputeti holandez thekson se marrëveshja për vizat nuk është dhe s’do të lidhet me procesin e dialogut, dhe se e njëjta duhet të hyjë në fuqi më një janar të vitit 2024.

“Paragrafi i rezolutës ‘Normalizimi Serbi-Kosovë’, që do të votohet nga PE: 26. Rikujton se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar”, shkruan Reuten.

Ndryshe, Ambasada e Francës në Kosovë ka sqaruar deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një përgjigje për Dukagjinin, thuhet se Macron e ka vënë theksin te pritshmëritë nga palët të jenë përgjegjëse për veprimet e tyre.

Po ashtu, nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është kërkuar t’i dënojë sulmet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Gjatë konferencës për medie me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, theksoi nevojën që të dyja palët të dëshmojnë një frymë përgjegjësie. Ai nënvizoi qartë pritshmëritë e tij nga presidenti serb, Vuçiq : të dënojë me vendosmërinë më të madhe aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmojë në rivendosjen e qetësisë në kufi”, thuhet në përgjigje.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika