Eurolind Avdimetaj, ylli i Suharekës që po shkëlqen në portë

Portieri 20-vjeçar, Eurolind Avdimetaj, po vazhdon të jetë një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Ligën e Parë. Me paraqitje të jashtëzakonshme kundër Trepçës, Lirisë dhe Vëllaznimit, ai ka dëshmuar se është një ndër portierët më të sigurt në kampionat.

Me reflekse të shpejta dhe vendosmëri të palëkundur, Avdimetaj është shndërruar në shtyllën e fundit të mbrojtjes së Suharekës, duke fituar besimin e trajnerëve dhe tifozëve. Gjatë këtij sezoni ai ka qenë në portë në 18 ndeshje, ndërsa fiziku i tij imponues prej 1.97 metrash e bën edhe më të vështirë për kundërshtarët të gjejnë rrugën drejt rrjetës.

Formën e tij të lartë tashmë e kanë vënë re disa skuadra të Superligës së Kosovës, por edhe të Kategorisë Superiore në Shqipëri, të cilat po shprehin interes serioz për talentin e ri suharekas.

Avdimetaj po rritet me ritme të shpejta dhe, me këtë progres, pritet të bëhet një prej emrave më të rëndësishëm të portierëve shqiptarë në vitet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika