“Evakuohen disa qytetarë të Kosovës nga Izraeli”, MPJD: Situata e sigurisë kërkon kujdes maksimal

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael, ka realizuar me sukses evakuimin e disa qytetarëve kosovarë nga territori i Izraelit, që në ditët e para të përshkallëzimit të situatës së sigurisë.

“Evakuimi është bërë përmes Jordanisë dhe Egjiptit, në koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite dhe me mbështetjen e ambasadave të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit në Izrael,” thuhet në njoftimin zyrtar të MPJD-së, e cila ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe lehtësimin e procesit nga ana e këtyre vendeve.

MPJD ka njoftuar se është duke ndjekur nga afër edhe rastin e një shtetaseje të Kosovës e cila po trajtohet në spitalin “Soroka” në Be’er Sheva, qytet ku së fundmi është raportuar për një sulm.

“Fatmirësisht, ajo nuk ka qenë e pranishme gjatë sulmit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasada e Kosovës në Izrael është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj dhe po punon për realizimin e evakuimit sapo të krijohen kushtet përkatëse,” konfirmon MPJD.

Sipas Ministrisë, një tjetër qytetar i Kosovës është aktualisht në proces evakuimi nga Izraeli përmes Egjiptit, me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës.

Bazuar në të dhënat më të fundit, në Izrael ndodhen edhe 13 qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës. “Deri më tani, ata nuk kanë shprehur interesim për evakuim,” thuhet në njoftim.

MPJD dhe Ambasada e Kosovës në Izrael mbeten në gatishmëri të plotë për çdo kërkesë për ndihmë dhe janë në kontakt të rregullt me autoritetet izraelite dhe partnerët ndërkombëtarë.

Duke pasur parasysh përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Izrael, MPJD ka bërë thirrje për kujdes maksimal:

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në këtë territor të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në zona të sigurta.”

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika