Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar në Debat Plus, në Komunën e Ferizaj, do të udhëheq sërish Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës me 62.2 përqind.
Pas tij renditet Enver Haliti i Lëvizjes Vetëvendosje me 21.4%, ndërsa Visar Azemi nga LDK-ja ka marrë 14.7% të votave sipas këtij sondazhi paraprak.
Exit Poll-i është realizuar gjatë ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë një numër të madh qytetarësh dhe qendra votimi, dhe paraqet një pasqyrë të rezultateve të mundshme deri në mbylljen e kutive të votimit.