Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting të prezantuar në Debat Plus, në Komunën e Gjilanit rezultuan:
Alban Hyseni (LVV) – 48.1%
Arbër Ismajli (LDK) – 36.1%
Riad Rashiti (PDK) – 12.9%
Nazim Gagica (AAK) – 2.3%
Për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë shumicën absolute, Gjilani do të shkojë në balotazh, ku përballen Alban Hyseni dhe Arbër Ismajli në raundin e dytë të zgjedhjeve.