Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së kanë mbërritur para Gjykatës së Hagës, pak para nisjes së seancës, njofton Dukagjini.
Po ashtu sot pritet numër i madh i familjarëve të marrin pjesë në galerinë publike brenda ndërtesës së Speciales.
Kujtojmë se në seancën përmbyllëse pritet të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca.