Familjet me asistencë sociale tani e tutje do t’i pranojnë paratë në llogari bankare

Ministria e Financave ka bërë të ditur se familjet me asistencë sociale që nga muaji prill e tutje do t'i pranojnë paratë në llogari bankare

Ministria e Financave

Ministria e Financave ka bërë të ditur se familjet me asistencë sociale që nga ky muaj do të pranojnë asistencën në llogari bankare.

“Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton familjet përfituese të Asistencës Sociale se që nga ky muaj (prill 2023) do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen te zyrat apo pikat e Bankave Komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre për t’i pranuar mjetet e asistencës.

Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyrave postare.

“Në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencës sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën e tyre dhe të njoftojnë zyrtarët e ndihmave sociale”, thuhet tutje.

Tutje thuhet se përfituesit e Asistencës Sociale me status të azilantit do të vazhdojnë ta pranojnë asistencën në Zyrat Postare.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika