Fansi i flaktë i Romës parashikon fundin e sezonit në Serie A

Shqipdon Govori është iniciatori i Fan Klubit të Romës në Kosovë, ku ka mbledhur tifozë të kësaj skuadre në këtë grup, e sipas tij, shpeshherë i përcjellin bashkë ndeshjet, e madje edhe luajnë futboll

Fansi i flaktë i skuadrës italiane Roma, Shqipdon Govori në "Pasdita Sportive"

Si shpeshherë, në emisionin “Pasdita Sportive” në Radio Dukagjini, edhe këtë të dielë ishte i ftuar një fans i flaktë i sportit të futbollit.

Kësaj radhe në “Pasdita Sportive” me Ndrec Gjonaj dhe Ardit Lipa ishte i ftuar fansi i flaktë i skuadrës italiane Roma, Shqipdon Govori, i cili e përkrah këtë skuadër që nga sezoni 2001/2002.

Si shumë fansa të klubit nga kryeqyteti italian në epokën moderne, arsyeja e lindjes së një dashurie ndaj këtij klubi për Govorin ishte legjenda italiane, Francesco Totti.

Besnikun e Romës, Tottin, Govori e kishte pasur rastin ta takonte në finalen e kaluar të Konferencë Ligës që ishte zhvilluar në Tiranë, e të cilën e kishte fituar Roma.

Govori është edhe iniciatori i Fan Klubit të Romës në Kosovë, ku ka mbledhur tifozë të kësaj skuadre në këtë grup, e sipas tij, shpeshherë i përcjellin bashkë ndeshjet, e madje edhe luajnë futboll.

Edhe pse fans i flaktë i Gjallorosëve, Govori e pranon që Roma nuk është një skuadër e trofeshme, mirëpo sipas tij nga ky vit do të fillojë fitimi i më shumë trofeve për këtë klub.

Ai beson se këtë sezon Roma do të shpallet fituese e ligës italiane, Serie A, teksa edhe pse rival kryesor këtë sezon e cilëson Milanin, në radhitjen e parashikuar të tij për top 4-shen e Serie A, pas Romës ka vendosur Interin, Milanin dhe në fund Juventusin.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika