Fatmir Sheholli po trajtohet në Spitalin e Gjilanit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

Fatmir Sheholli i cili u arrestua këtë javë nën dyshimet për spiunazh është duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Gjilanit.

Gjendja e Shehollit është stabile por nën përkujdesjen e mjekëve, njofton Dukagjini.

Lajmin për TV Dukagjinin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana.

“Pacienti është pranuar gjatë ditës së djeshme për shkak të disa ndryshimeve në gjendjen e tij shëndetësore, pas kontrolleve që i janë kryer në emergjencën e spitalit të Gjilanit nga mjekët adekuat është rekomanduar vazhdimi i përkujdesjes mjekësore. Nuk ka asgjë shqetësuese dhe pacienti është në gjendje stabile por të njëjtit i është rekomanduar të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën e Interno-s”, tha Cana për Dukagjinin.

Kujtojmë se Fatmir Sheholli është arrestuar të enjten nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin për përfshije në spiunazh. Kësisoj të njëjtën ditë policia ka bastisur banesën e tij prej ku sekuestroi një numër të madh dokumentesh.

Të premten, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Shehollit, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika