Faton Peci dhe Donika Gërvalla zgjidhen kryetarë të Partisë Guxo

Faton Peci dhe Donika Gërvalla janë zgjedhur kryetarë të përbashkët të Partisë Guxo, me 373 vota për, 23 kundër dhe 3 abstenime

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë zgjedhur kryetarë të përbashkët të Partisë Guxo. Të pranishëm në këtë zgjedhje kanë qenë rreth 400 delegatë.

Pro këtij vendi që ta bashkëudhëheqin Partinë Guxo kanë votuar 373 delegatë, ndërsa 23 kanë votuar kundër dhe 3 kanë abstenuar.

Të dy kryetarët do të kenë kompetenca të barabarta, ndërsa zgjedhjen e dy kryetarëve e ka mundësuar statuti i ri i këtij subjekti politik, i cili është miratuar para se të votohet për kryetar.

Partia Guxo kishte mbetur pa udhëheqës që nga 4 prilli i vitit 2021, kur themeluesja e kësaj partie, Vjosa Osmani, u zgjodh si presidente e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika