Ferati i LDK-së në Istog takon rininë: Plani ynë për ta është i qartë

Kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së për Istogun, Ilir Ferati po vazhdon aktivitetet në kuadër të ditëve të fushatës.

Ditën e sotme,  Ferati e ka nisur me rininë me ç’rast, tregoi planin e tij për rininë e Istogut.

“Energji, diell dhe kafe e mëngjesit me rininë e Istogut!

Këta të rinj më kanë bërë të qartë se kultura e Istogut po përcillet në çdo gjeneratë dhe është krejtësisht meritë e tyre respekti që gëzoj për ta.

Nga argëtimi deri te diskutimet me më peshë për vendin, këta janë liderët tanë të rinj e ardhmja e Istogut.

Plani ynë për ta është i qartë: zhvillim shoqëror, hapësira moderne dhe mundësi të barabarta për gjithësecilin.”, ka shkruar ai.

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika