Ilir Ferati kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat udhëheqjeje në Istog, ka nisur ditën bashkë me të rinjtë e kësaj komune.
Ferati thotë se nuk ka mënyrë më të mirë për të nisur ditën sesa me të rinjtë teksa shtoi se bisedat me ta janë frymëzim, transmeton Dukagjini.
“Mëngjesi i së shtunës fillon me kafe, e ku më mirë se me rini? Frymëzim i ditës janë bisedat me këta të rinj, me të cilët jam i bindur që LDK vazhdon rrugëtimin, me këta të rinj Istogu ecën përtej. Faleminderit që ndamë kafen e mëngjesit së bashku”, ka shkruar Ferati në Facebook.