Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka marrë pjesë në festën e mollës, e cila u mbajt edhe këtë vit në fshatin Kovragë.
Ferati tha se kjo festë është më shumë sesa një traditë, duke qenë një dëshmi e punës dhe përkushtimit të banorëve të këtij fshati, të cilët e kanë bërë mollën simbol të identitetit dhe krenarisë së Istogut.
“Festa e mollës, festa e punës në Istog!
Edhe këtë vit festojmë Ditën e Mollës në Kovragë, aty ku molla është traditë dhe krenari për Istogun, duke na dalluar për sasi e cilësi.
Përkushtimi dhe puna e palodhur e banorëve të këtij fshati janë pasuri e madhe për gjithë komunën. Ju falënderoj nga zemra dhe uroj që këtë festë ta gëzojmë edhe për shumë vite së bashku.
Ne do të vazhdojmë të jemi krah jush, krah njerëzve punëtorë të Kovragës”, ka shkruar Ferati.