Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, njëherësh edhe kryetar aktual i komunës, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Prigodë.
Takimi u mbajt në shtëpinë e fshatit, një prej investimeve të realizuara nga komuna në këtë zonë.
Ferati tha se ky investim është dëshmi e përkushtimit të komunës për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë.
“Bashkë me Shefqetin dhe me banorë u mblodhëm në fshatin Prigodë.
Takimin e mbajtëm në shtëpinë e fshatit, njërin prej investimeve tona në këtë zonë, çka dëshmon se jemi pranë qytetarëve në çdo kohë. Takimet, diskutimet dhe planet tona të përbashkëta i shndërrojmë në punë të dukshme.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.