Ferati nga Banja: Përkrahja për LDK-në dhe për rrugëtimin tonë vazhdon

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me disa nga banorët e lagjeve në fshatin Banjë.

Në një postim në rrjete sociale, Ferati ka theksuar se përkrahja për LDK-në dhe për vizionin e tij për “Istogun e të gjithëve” po vazhdon.

“Takuam disa nga banorët e lagjeve në Banjë! Përkrahja e tyre për LDK-në dhe për rrugëtimin tonë vazhdon – për programin tonë për Istogun e të gjithëve. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme ✌🏻!” – ka shkruar Ferati.

Ai ka theksuar se mbështetja qytetare mbetet motivi kryesor për të vazhduar me energji rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 12 tetorit, me synimin për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe zhvillimore për komunën e Istogut.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika