Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka shprehur bindjen e tij për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit, pas takimit me banorët e fshatit Kaliqan.
Në një postim në rrjete sociale, Ferati ka theksuar entuziazmin dhe mbështetjen e madhe që po merr në terren, duke e cilësuar këtë si shenjë të qartë të fitores së afërt.
“Nga Kaliqani; Fitorja është afër, fitorja është të dielën, fitorja është me t’parën ✌🏼
Kaliqan, faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme ✌🏻!”, ka shkruar Ferati.