Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, gjatë vizitës së tij në fshatin Zabllaq, u mirëprit ngrohtësisht nga familjet Dervishaj dhe Ahmetaj.
Në dy takime të ndara, ai bisedoi me qytetarët për punët e realizuara deri më tani dhe për planet e ardhshme zhvillimore në këtë zonë.
“Në Zabllaq, në dy takime të ndara, na pritën me ngrohtësi familja Dervishaj dhe familja Ahmetaj.
Biseduam për punët e kryera deri më tani dhe për projektet që do të vazhdojmë në këtë fshat, me theks tek përmirësimi i kushteve për bujqit, infrastrukturën dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.