Ferati viziton bizneset familjare në Istog: Falënderim për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme

Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Ilir Ferati, ka zhvilluar një vizitë te dy biznese familjare të suksesshme në komunë.

Ai është pritur nga Ibish dhe Emir Hasanaj, babë e bir, të cilët udhëheqin një biznes të specializuar në përpunimin e drurit, si dhe nga Abedin Haxhiaj, i njohur për prodhimin e dyerve dhe dritareve.

Ferati tha se me ta ka biseduar për sfidat dhe mundësitë që përballen bizneset familjare, si dhe për planin e komunës për mbështetjen e tyre në të ardhmen.

“Përzemërsisht i falënderova për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në Facebook.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika