Fetai: Grubi dhe njerëzit e tij reketonin deri në 50% të investimeve

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, në emisionin Debat Plus, ka akuzuar drejtpërdrejt paraardhësit për korrupsion dhe bllokim të investimeve.

“T’i tregoj disa rezultate për 1 vit qeverisje… 750 milionë euro investime të huaja, për më pak se 1 vit. Nuk ka pasur kurrë nivel të tillë investimesh. Nuk vinin investitorët tek ne sepse Artan Grubi i reketojke. Njerëzit e Artan Grubit kanë reketuar, kanë kërkuar deri 50% të investimeve për xhepin e tyre, dhe nuk kanë ardhur investitorët tek ne.”

Fetai theksoi se qeveria aktuale ka shpërndarë rreth 300 milionë euro në komunat e vendit, me një të katërtën e tyre të destinuara për komunat shqiptare. Ai veçoi Komunën e Gostivarit, ku sipas tij aktualisht janë duke u zbatuar 17 projekte infrastrukturore.

“Vetëm në Gostivar e Arben Taravarit, për momentin 17 projekte zbatohen nga lart në Komunën e Gostivarit. Rrugë, kanalizime, ujësjellës e lloj-lloj projektesh.”

Në aspektin ekonomik dhe social, Fetai deklaroi se qeveria ka ndërmarrë masa për përmirësimin e mirëqenies qytetare.

“Pagat i kemi rrit 10 deri 15% pothuajse në çdo sektor, pensionet i kemi rrit për gati 100 euro.”

Sa i përket infrastrukturës, ai foli për 1.5km autostradë e cila lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

“Te autostrada, çka kemi gjet kur e morëm pushtetin – pam që ata nuk kanë buxhetuar, nuk kanë alokuar fonde për të realizuar asnjë centimetër, jo kilometër të autostradës për Kosovë. Korridori 8 ishte i bllokuar përsëri, nuk ishin alokuar fondet. Sot, kah Tetova, Gostivari, shife me çfarë intensiteti punohet në korridorin 8. Nuk është punuar me atë ritëm asnjëherë – 4 herë më shpejt se në kohën e Artan Grubit punohet” deklaroi Fetai.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika