Fetoshi: Heqja e sanksioneve për Dodikun – “karrotë” për tërheqjen apo “koncesion” i gabuar

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Heqja e sanksioneve amerikane ndaj Milorad Dodikut është “koncesion” i gabuar ose një “karrotë” për tërheqje, që ende mund të fshihet pas retorikës nacionaliste, ka vlerësuar drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi.

Në një postim për deklaratat lidhur me sanksionet ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnës, ai ka theksuar kërkesën e senatores amerikane, Jeanne Shaheen për rivendosjen e masave kundër Dodik, në kuadër të sanksioneve mandatore të Aktit Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare, pas deklaratave secesioniste e minuese të tij gjatë qëndrimit në SHBA.

Sipas Fetoshit, vendimi i Departamentit të Thesarit të SHBA-së në tetorin e kaluar për heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut, është interpretuar nga analistë ndërkombëtarë si një qasje e re e administratës Trump, për të testuar “vullnetin” e tij ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe për ta shkëputur atë nga Kremlini.

Megjithatë, roli i Shteteve të Bashkuara për paqen dhe stabilitetin në Ballkan ka qenë dhe mbetet vendimtar, derisa çdo sjellje që sfidon Marrëveshjen e Dejtonit dhe Marrëveshjen e Ahtisaarit (Republikën e Kosovës) si dy kornizat themelore të arkitekturës perëndimore të sigurisë në rajon, është kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe rendin demokratik, vlerëson Fetoshi.

Në këtë kuadër, vazhdon ai, masat ndaj individëve që veprojnë në shërbim të agjendës ruse dhe të “Botës Serbe”, janë mjete të domosdoshme për forcimin e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e vlerave euro-atlantike.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika