Fetoshi: Parada ushtarake në Beograd, një zgjatim i provokimeve ruse në Ballkan

Drejtori i Institutit të Sigurisë “Octopus”, Arben Fetoshi, ka reaguar pas paradës ushtarake të mbajtur në Beograd, duke e cilësuar atë si një zgjatim të provokimeve ruse dhe jo një shfaqje ceremoniale të zakonshme.

Në një postim, Fetoshi tha se pas kësaj parade fshihet frika dhe kriza e regjimit të Aleksandar Vuçiqit, duke përmendur se për më shumë se dhjetë ditë tanket kanë qenë në rrugët e Beogradit dhe se protestuesit janë penguar nga policia për të mos shprehur kundërshtimin e tyre.

“Një tjetër frikësim në stilin stalinist, më tha një mik nga Beogradi, duke shtuar se shpresa është që kjo politikë armiqësore të shembet sa më parë”, shkroi Fetoshi.

Ai e lidhi këtë paradë me një seri manifestimesh të mëparshme në Pekin dhe Moskë, të cilat sipas tij, Vuçiq i përdor për të treguar “epërsinë” rajonale, për të ushqyer nacionalizmin dhe për të fituar mbështetje me propagandë e manipulim.

“Militarizimi i Serbisë nuk është neutralitet apo modernizim, por pjesë e një komunikimi strategjik që ka për qëllim imponimin e fuqisë ushtarake si instrument i politikës revizioniste dhe ekspansioniste,” theksoi Fetoshi.

Drejtori i “Octopus” paralajmëroi se Serbia, duke u armatosur njëkohësisht me sisteme franceze, ruse dhe kineze, po pozicionohet si fuqia më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, në funksion të projektit të saj për “Botën Serbe”.

Ai shtoi se parada e sotme duhet të shihet si sinjal alarmi për Kosovën dhe për partnerët euro-atlantikë të rajonit.

“Demaskimi i paradës në Beograd si zgjatim i provokimeve ruse kundër NATO-s dhe rendit euro-atlantik nuk është thjesht retorikë, por sinjalizim për planet kërcënuese kundër Kosovës dhe arkitekturës së sigurisë rajonale”, përfundoi Fetoshi.

Agim Musliu: Parada e Beogradit, fasadë që fsheh krizën e regjimit Vuçiq

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika