Fetoshi për Këshillin e Sigurimit: OKB në teatrin e absurdit

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, e ka quajtur teatër të absurdit OKB-në, ku të martën u mbajt mbledhja e  Këshillit të Sigurimit e ku temë diskutimi ishte Kosova. Fetoshi citon përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Jeff Bartos, i cili tha se kjo organizatë duhet të mbyllet.

Ai në shkrimin e tij ka vënë në pah edhe raportimin e Inner City Press, pa çka theksoi se UNMIK-u duhet të mbyllet, sepse i takon historisë dhe është mbytur “në korrupsion, nepotizëm e keqmenaxhim”.

Shkrimi i plotë i Fetoshit:

OKB NË TEATRIN E ABSURDIT

(Kur Këshilli i Sigurimit drejtohet nga agresori)

Organi që është projektuar si më i rëndësishmi për sigurinë dhe paqen në botë, është kthyer në forumin më grotesk të realitetit global kërcënues, me Rusinë në krye.

‘Kombet e bashkuara’ me sa duket nuk e dinë që OKB po dështon, dhe nëse kjo ndodhë, përpara na pret një luftë e madhe, njësoj si me Ligën e Kombeve dikur.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së edhe sot dëshmoi të vërtetën brutale: ritualin e përsëritur të burokratëve në teatrin absurd të thirrjeve për bashkëpunim, mirëkuptim e dialog me njëri-tjetrin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën qartë kundër kësaj farse ndërkombëtare, duke kërkuar mbylljen e misionit të UNMIK-ut.

“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe takimet e tilla i dëmtojnë punët e rëndësishme që këshilli duhet t’i bëjë”, tha përfaqësuesi i saj, Jeff Bartos, në mbledhjen që ‘shqyrtonte’ raportin 6-mujor për Kosovën.

Pra, në vend të një forumi që sanksionon agresorët dhe mbron viktimat, Këshilli i Sigurimit shpërfaqi edhe sot një sallë retorike që s’prodhon asnjë ndryshim.

Një tribunë ku recitohen vazhdimisht fjalë të bukura, pas të cilave fshihet jo vetëm pafuqia, por edhe ironia e drejtimit nga agresori që minon vetë rendin e OKB-së.

Me Rusinë në krye dhe Serbinë anash, që vajton “viktimën” për “Metohinë” e pushtuar të Kishës Serbe, Këshilli i Sigurimit bëhet fytyra morbide e krizës së organizatës.

Serbia “përshëndetet e falënderohet” nga anëtarët, pavarësisht gënjeshtrave, manipulimit dhe fabrikimit, për apetitet e saj shoviniste.

Gjuriq nuk harron asnjëherë t’i referohet një rezolute (1244), të tejkaluar që moti nga vetë Sekretari i Përgjithshëm me Propozimin e Ahtisarit si i dërguari i tij, apo “integritetit territorial” të Serbisë, të shpartalluar nga gjykata e OKB-së (GJND, 2010) në bazë të kërkesës së vetë Serbisë.

Ai s’merr asnjë “flakaresh” edhe kur nuk i përgjigjet kërkesave për ndjekjen dhe ndëshkimin e terroristëve në krye me Radojçiqin.

Megjithatë, cinizmin e këtij shteti që minon hapur Kosovën, provokon destabilizim në veri dhe e përdor komunitetin serb si “armë”, sot e demaskoi ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla dhe për këtë meriton vlerësim.

Duke afirmuar zëshëm pozicionin e Kosovës në krah me aleatët perëndimorë dhe duke i ftuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit që ta vizitojnë Kosovën, ajo i dha një përgjigje strategjike hileve të Gjuriqit dhe çfarëdo dileme mbi të VËRTETËN, si rruga e vetme për ta ruajtur paqen.

UNMIK-u duhet të mbyllet, sepse i takon historisë dhe është mbytur “në korrupsion, nepotizëm e keqmenaxhim”(Raporti i Inner City Press).

Prandaj Kosova meriton të dëgjohet, sepse është simbol i kërcënimeve gjeopolitike nga apetitet serbo-ruse.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika