FFK-ja reagon në UEFA ndaj Federatës Spanjolle: E papranueshme që Kosova të quhet ‘territor’

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), e cila në komunikimet e saj zyrtare në prag të ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2027, Kosovë-Spanjë, iu referua vendit si “territori i Kosovës”.

Në një letër dërguar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentit të RFEF-së, Rafael Louzan, kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka shprehur pakënaqësinë e thellë duke e cilësuar këtë veprim si mohim të sovranitetit të Kosovës dhe shkelje të parimeve të UEFA-s.

“Një qasje e tillë e mohon sovranitetin e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe anëtare e barabartë e UEFA-s, ashtu si edhe vetë RFEF. Fatkeqësisht nuk është hera e parë që përballemi me një sjellje të tillë dhe ne e konsiderojmë këtë plotësisht të papranueshme”, thuhet në reagim.

FFK kërkon nga UEFA një reagim të qartë dhe të menjëhershëm për këtë çështje, si dhe një korrigjim publik nga Federata Spanjolle, duke e pranuar se veprimet e saj ishin të papërshtatshme dhe në kundërshtim me vlerat e unitetit, respektit dhe barazisë që promovon UEFA.

“Ne shpresojmë dhe besojmë se Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të trajtohet si një anëtare e barabartë e UEFA-s, jo vetëm nga vetë UEFA, por edhe nga të gjitha federatat tjera kombëtare”, përfundon letra e FFK-së.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika