FFK-ja zyrtarizon përzgjedhësin e ri të Kombëtares U19 

I pari i FFK-së, Agim Ademi, e ka zyrtarizuar sot përzgjedhësin e Kombëtares U19. Në këtë pozitë ai e ka emëruar Adil Maliqin. I njëjti e pason trajnerin Ramiz Krasiniqi, i cili tash e tutje do ta mbajë pozitën e koordinatorit në U19.

Adil Maliqi, i cili është lindur dhe rritur në Zvicër, ka të përfunduar akademinë e futbollit “Grasshopper Club Cyrih” dhe atë të “Fc Winterthur”.

Si futbollist, Maliqi ka qenë aktiv në Ligën e Parë të Zvicrës deri në vitin 2012.

Ai më pas ka drejtuar disa klube amatore në Zvicër dhe ka një përvojë 11-vjeçare si trajner. Fillimisht ai u përzgjodh zëvendëstrajner në futbollin profesionist tek U15 në akademinë  Wintertur, ndërsa më pas iu besua drejtimi i ekipit U17, me ç‘rast kjo grupmoshë, nën drejtimin e trajnerit Maliqi, shënoi suksesin më të madh ndonjëherë. Në karrierën e tij si trajner ai ka të fituar dy tituj me skuadrën “ SV Wyrenlos” në Ligën e Tretë të Zvicrës.

Presidenti Ademi i uroi mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës trajnerit Maliqi, duke i dëshiruar shumë suksese, e po ashtu, edhe rezultate të mira me grupmoshën U19.

Nga ana tjetër, Maliqi falënderoi presidentin Ademi për besimin e dhënë dhe premtoi se do të punojë me shumë përkushtim për suksesin e Dardanëve.

Trajneri Maliqi theksoi se pozita e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës është ëndërr e kamotshme e tij, derisa përfaqësimi i shtetit të Kosovës përbën krenari.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika