Fillimi i javës me shi dhe rrufe – përmirësim i motit nga e mërkura

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java do të nisë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, por nga mesi i javës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

Sipas parashikimeve të IHMK-së, deri të mërkurën do të mbizotërojë mot i lagësht dhe me vranësira, ndërsa nga ajo ditë pritet më shumë diell dhe rritje graduale e temperaturave.

Temperaturat gjatë javës do të lëvizin si më poshtë:

Minimalet: nga 10 deri në 18°C

Maksimalet: nga 20 deri në 32°C

Parashikimi ditor për pesë ditët e ardhshme:

E hënë (sot)
Mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat: 14 – 18°C (min), 20 – 24°C (max)
Era: e lehtë deri lokalisht e fortë nga veriperëndimi

E martë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës priten reshje në disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.
Temperaturat: 12 – 17°C (min), 21 – 25°C (max)
Era: nga veriperëndimi, 1 – 5 m/s

E mërkurë
Moti fillon të stabilizohet. Më shumë diell dhe më pak vranësira.
Temperaturat: 13 – 16°C (min), 24 – 27°C (max)
Era: kryesisht nga verilindja, 1 – 4 m/s

E enjte
Mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat: 13 – 16°C (min), 25 – 29°C (max)
Era: nga verilindja, 1 – 3 m/s

E premte
Moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira të lehta vetëm në zona malore.
Temperaturat: 10 – 13°C (min), 27 – 32°C (max)
Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika