Fillojnë dy programe për kurimin profesional të Kompleksit të Kullave të Isë Boletinit

Kanë filluar dy programe për korumin profesional të Kompleksit të Kullave të Isë Boletinit. Kështu ka njoftuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Kulla e Isë Boletinit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar se kanë filluar dy programe për kompleksin e Kullave të Isë Boletinit në Boletin të komunës së Zveçanit.

“Kompleksi i Kullave të Isë Boletinit në Boletin të Komunës së Zveçanit po trajtohet me kujdesin që e meriton”, ka shkruar Çeku.

Ministri ka bërë të ditur se këto programe përbëjnë kurimin profesional të ekspozitës së përhershme muzeore dhe funksionalizimin e tij përmes menaxhimit e aktiviteteve të rregullta.

“Kemi nisur dy programe për këtë kompleks të rëndësisë monumentale për popullin shqiptar, kurimi profesional i ekspozitës së përhershme muzeore dhe funksionalizimi i tij përmes menaxhimit e aktiviteteve të rregullta”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika